Nuk do ta ketë të lehtë sepse Erling Halandi është ende larg, por gjithsesi po e tregon veten. Harri Kejn shënoi 2 gola për Totenhemin duke e ndihmuar ekipin londinez në fitoren 4-0 në derbi në fushën e Kristël Palasit, e duke e kthyer në rrugë të mbarë në garën për Championsin nga Premier Liga. Doherti dhe Son ishin autorët e golave të tjerë, por Kejni u veçua nga opinionistët si një klas i lartë. Me 15 rrjeta në llogarinë e tij, sulmuesi është i dyti në renditjen për Këpucën e Artë, pas Erling Halandit që ka 21. Ivan Tonei i Brentfordit ka 12 dhe Aleksandar Mitroviçi i Fulhamit 11. Kejni ka 198 gola në 300 ndeshje të Premier Ligës, njëri nga shënuesit më të mirë të të gjitha kohëve, dhe është vetëm 2 gola larg legjendës së Totenhemit, Xhimi Grivs.
Sfidanti.al