Sadio Mane mund të luajë për Bajernin ndaj Paris SG!

Lajmet nga Gjermania janë që sulmuesi nga Senegali do të mund të kthehet në fushë në nisje të shkurtit. Pasi humbi Kupën e Botës, Sadio Mane dëshiron të humbasë sa më pak nga sezoni i Bajernit dhe sidomos prania e tij do të jetë tepër e rëndësishme në Champions. Kampionët e Bundesligës do të kenë një sfidë të përmasave epokale ndaj Paris SG, ku bëjnë pjesë dy lojtarët më të mirë të Botërorit (Mesi e Mbape), si dhe shumë yje të tjerë, ndaj trajneri Julian Nagelsman do të ketë nevojë për çdo futbollist. Mungesa e Manesë është që nga 8 nëntori, pra po mbushen 2 muaj, ndërsa do të mungojë shumë ndeshje të forta në Bundesligë, por shpresohet të jetë gati për duelin me francezët.

Sfidanti.al