Nuk ka nevojë për prezantim. Majlinda Kelmendi u bë krenaria e Kosovës dhe padyshim e të gjithë shqiptarëve, kur fitoi titullin e parë olimpik në histori për vendin e saj, ndërsa pas triumfeve të mëdhenj që arritën kulmin në Rio 2016, ajo ka nisur një sfidë të re. Në rolin e trajneres, ajo bën bilancin e vitit që kaloi. “Viti 2022 ishte i vështirë sepse nuk është i lehtë fillimi, – thotë ajo, – por jam me fat sepse kam Tonin (trajnerin e saj, Driton Kukën) i cili më ndihmon. Pavarësisht vështirësisë kemi pasur suksese vitin që kaloi”. Kelmendi i trembet një tendence të këtyre kohëve tek brezi i ri. “Toni më thotë shpesh se “këta të rinjtë nuk janë si ti”, pra nuk e kanë përkushtimin maksimal që kam pasur unë, – thotë ai, – kam qenë shumë punëtore. Mendoj se ndikojnë keq rrjetet sociale, ndonëse kemi arritur të punojmë mirë. Veçse me vështirësi”. Si është e ardhmja e xhudos në Kosovë, sipas ish-kampiones? “Kam besim se e ardhmja do të jetë shumë e mirë sepse kemi talente dhe kemi fituar medalje”, – shprehet ajo e sigurt.
Sfidanti.al