Barça di vetëm të jetë dramë, Ansu Fati e shpëtoi nga turpi në Kupë!

Përballë pati një ekip të kategorisë së tretë me emrin e habitshëm, Intersiti, dhe që i përket qytetit të Alikantes në provincën autonome të Valencias. i zotëruar nga një reper i njohur meksikan, Bad Buni, ky ekip për pak kreu një trimëri të madhe, pra eliminimin e Barcelonës nga Kupa e Mbretit. Nuk ia doli, por vetëm pas 120 minutave dhe rezultatit 3-4. U desh goli i Ansi Fatiut në 103’ që katalanasit e trajnerit Ksavi Hernandez të kalonin raundin, pasi nuk mjaftuan rrjetat e Ronald Arauhos, Usman Dembelsë dhe Rafinjës. Oriol Puig shënoi tri herë për vendasit dhe mediat spanjolle shkruajtën se “Barcelona nuk di të fitojë pa dramë”. “Barça jeton çdo ditë në alarm, shkruan “Marka”, – Ansu Fati e shpëtoi nga katastrofa”.

Sfidanti.al