Është vetëm 21 vjeç dhe vazhdon të ketë ëndrra të mëdha, edhe pse luan në kategorinë e tretë. Quhet Oriol Soldevija (Soldevilla) dhe mban edhe mbiemrin apo nofkën Puig, mjaft e njohur në Katalonjë. Ky sulmues me numrin 18 në shpinë ka qenë “nxënës” në Akademinë e famshme të Barcelonës, “La Masia”, por nuk mundi të depërtontë në ekipin e parë, por vetëm tek të rinjtë. Pasi provoi fatin tek ekipi B i Birmingemit në Angli, Puig kaloi tek Intersiti dhe pati mbrëmjen e jetës pikërisht ndaj Barcelonës duke shënuar 3 gola. Një nga ato ndeshje që mbetet në kujtesë, dhe që ndoshta mund t’ia ndryshojnë fatin. Me gjasë, Oriol Soldevija nuk meriton të luajë më gjatë në kategorinë e tretë!
Sfidanti.al