Jo sot, të paktën. Edhe nëse trajneri Rudi Garsia do të ishte dakord, nuk do të jetë e mundur për Kristiano Ronaldon që të debutojë për Al Nasrin në ndeshjen e parë në Arabinë Saudite. Superylli portugez është i pezulluar me dy ndeshje nga Federata Angleze e Futbollit (FA) pasi goditi dorën e një fëmije autik pas një ndeshjeje, duke i dëmtuar celularin. Tifozi i vogël i kërkoi autograf, por Ronaldo reagoi keq dhe Federata hapi hetim duke marrë edhe vendimin për 50 000 paundë stërlina gjobë. Mama e djalit autik është shprehur së fundi se “më hipën gjaku në kokë edhe kur i përmendet emri (Ronaldos), që nuk i kërkoi as falje për të qenë djalit tim”.
Sfidanti.al