3 gjestet më spektakolare për nga hipokrizia për vitin 2022 …

Cilat janë 3 gjestet më spektakolare, për nga hipokrizia, për vitin që lamë pas? Edhe pse futbolli që drejton ai prej 20 vitesh pllakosi vendin e fundit të grup, vetë presidenti Duka ka pushtuar kreun e klasifikimit për këtë lloj “sporti”. Cila ishte ajo ditë fatlume? Kur erdhi ne Tirane shefi i madh i FIFA-s, Infantino, presidenti Duka u kap gjallë nga ata që gjurmojnë “çiftet”. Tamam si një kampion i madh i servizlimit, duke lëpirë me “doçkat bullafiqe”… xhaketën e kryeministrit Rama!

Çfarë nuk u tha dhe ç‘nuk dëgjuam për gjestin e atij që thirret “mbreti” nga ithtarët e tij, por nuk paskemi dituar kryesoren. Lëpirja e xhaketës paska patur një çmim burse : 700 milion lekë dha Shteti ( pra Rama) për futbollin nga buxheti hallemadh. Këtë herë jo për stadiumet, por për trajnerin e Kombëtares, që bashkë me stafin kanë thyer rekordin në stolin kuqezi..1,1 milion euro për 18 muaj !

Në vendin e dytë të “lojës me poza” ose edhe në vendin e parë, por me golaverazh pak më të dobët sesa gjesti “monumental” i presidentit Duka, meriton të vendoset gjesti i vetë kryeministrit Rama, atë ditë kur u bë ceremonia e nderimit të Luiza Gegës. Tamam para tempullit të politikës, pra faqe Kryeministrisë, i madhi u përkul për të puthur dorën e Luiza Gegës . Si një gjest i pazakontë, gati tollovitës, sa mund te quhet “apokalipsi i sjelljes”… kur shfaqet politika që i puth dorën sportit!

Po në vendin e tretë të kësaj “loje” të trukuar me lëpirje dhe përkulje? Me meritë në vendin e tretë është pozicionuar ministrja …edhe e Sportit, Kushi, që dhuronte “buzëqeshje hollivudiane”,siç thoshte nje reklame ne Boteror, madje dukej sikur ishte vetë Luiza Gega, e ulur ne ballë dhe pompoze, në krye të makinës së triumfit, ku pas , ne rolin e pasagjerit, udhetonin dyshja kampione Gega dhe trajneri Stërmasi…

Sfidanti.al