Një fatkeqësi e tillë nuk kursen askënd, dhe nuk bën përjashtim as sporti. Në Turqi ka mjaft pjesëtarë të ekipeve të ndryshme që kanë mbetur në rrënoja, që janë të humbur, por edhe që janë shpëtuar. Klubi sportiv i Hatajsporit konfirmon se futbollisti Kristian Acu është gjetur gjallë mes rrënojave. Klubi i hodhi poshtë fillimisht
3 gjestet më spektakolare për nga hipokrizia për vitin 2022 …
Cilat janë 3 gjestet më spektakolare, për nga hipokrizia, për vitin që lamë pas? Edhe pse futbolli që drejton ai prej 20 vitesh pllakosi vendin e fundit të grup, vetë presidenti Duka ka pushtuar kreun e klasifikimit për këtë lloj “sporti”. Cila ishte ajo ditë fatlume? Kur erdhi ne Tirane shefi i madh i FIFA-s,
Tallja me flakën olimpike në vendin ku sporti thuajse ka vdekur!
Vetë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Tomas Bah, nuk ngurroi të vinte në Shqipëri, të takonte kryeministrin tonë, dhe të ngrinte në qiell sukseset që, sipas tij ka arritur sporti ynë. Kjo, me rastin e ardhjes së Flakës Olimpike në Tiranë, dhe përurimit të një ndërtese që cilësohet si selia e Komitetit Olimpik Kombëtar
Si bëhet sporti pa shtetin në Shqipëri: Duke rënë Dinamo e Partizani nga kategoria!
Le t’i heqim kapelen Besëlidhjes së Lezhës që fitoi plej autin dhe u ngjit në Superligën e basketbollit. Topin në kosh mund ta fusin djemtë dhe vajzat nga çdo qytet, veçse habia e suksesit lezhjan ka të bërë me ekipin që humbi dhe që ishte Partizani. Jo thjesht ngaqë një ekip 33 herë kampion i
Volejbolli shqiptar, apo të bësh sport me “bukë me vete”
Në vitet 90-të u bë e famshme skuadra e futbollit e Dinamos, e drejtuar nga trajneri Farruk Sejdini, që shkonte në ndeshjet jashtë fushe duke marrë tenxhere me vete, e duke bërë gjellë me patate rrugës. Të tilla ishin kushtet në klubin dikur të lavdishëm, por që akuzohej asokohe si “ekip i spiunëve të Ministrisë
Boksi në Shkodër e futbolli me Laçin; Mjeshtrit e dhunës që nuk meritojnë “kacidhe” sponsorizimi!
Njëri nga specialistët më të njohur të sportit dhe po ashtu me nivel të lartë akademik, Artan Shyti, theksonte para disa kohëve se një nga arsyet që sporti shqiptar nuk financohet është sepse njerëzit që e drejtojnë atë i prishin imazhin vetes. Ajo që ka ndodhur ditët e fundit në futboll dhe në boks i
Mekgregor i pari në renditjen e pasurisë, ç’lidhje ka kjo me fitoren në sport?!
Të treja ndeshjet e fundit i ka humbur, por pikërisht në këtë periudhë ka dalë në krye të klasifikimit të fitimeve. Flasim për Konor Mekgregorin, luftëtarin e arteve marciale, që ishte sportisti me të ardhurat më të mëdha në botë për 12 muajt e fundit, me plot 148 milionë euro fitime. Ish-kampioni irlandez i Botërorit
Italia sportive, plani; futbolli me dyer të mbyllura edhe në veri, F1, noti e golfi rifillojnë të parët
Kjo javë është vendimtare për futbollin në Itali pasi priten vendimet e qeverisë në lidhje me rifillimin e stërvitjeve duke parë se tashmë është dorëzuar edhe protokolli i FIGC; leja mund të jepet vetëm nga Ministri i Sporteve dhe ai i Shëndetësisë dhe në emër të kësaj të fundit foli zv/ministri Pierpaolo Sileri që parapriu
Komiteti Olimpik Rus rezervon 3.3 milionë Euro për Lojërat e Tokios
Sporti rus mbi të cilin rëndon dënimi me 4 vjet skualifikim, përpiqet që t’I shohë gjërat me optimizëm dhe ruan 3.3 milionë Euro për Lojërat Olimpike të Tokios. Pasi u ofrua për të pritur kampionate, evente dhe kualifikuese Olimplke që këto muaj janë shtyrë për shkak të coronavirusit, Komiteti Olimpik Rus vendosi të krijojë një
“Prangat” nga koronavirusi, asnjë ndeshje sportive ditën e sotme, 31 mars!
Që gjithçka ishte kyçur fort kjo dihej, por gjithsesi, dita e sotme regjistroi kulmin. Nëse shikon faqet e specializuara për ndeshjet sportive, dallon se këtë të martë të 31 marsit nuk është në program asnjë ndeshje zyrtare, në asnjë kategori, për asnjë moshë dhe për asnjë gjini. Vetëm tri ndeshje miqësore spikasin, diku në Azi,