Dikur thonin ç’të bëri deti, tani thonë..ç’të bëri futbolli! Është kohë lufte edhe në ..futboll! Sidomos në atë lloj futbolli ku dhuna dhe topi rrotullohen bashkë për të mbuluar njëri – tjetrin. Ishte apo nuk ishte ndeshje futbolli kjo e Flamurtarit me Besën? Shikoni foton që po botojmë dhe kjo është simbolika më domethënëse e thelbit të ndeshjes, një karike në kokën e trajnerit te Besës dhe një fushë e pushtuar nga tifozët vlonjatë që donin të bënin “kurban” stafin e Besës, shkaktarët e humbjes..
Na kanë parë sytë edhe më keq! Dhuna nuk na ndahet sepse pa bukë mund qëndrojmë, dhe atë do ta ushqejmë edhe me lugën e fundit se pa të nuk zgjidhim dot hallet tona. Dhuna është kapaku i floririt në vazhdimësinë tonë, ndizet në politikë dhe, shpesh, precipiton në ..futboll. Në një sport që mund të shpallet “hero” sepse ka treguar me vepra që nuk ka frikë nga vdekja! Ku goditen kokat e njeriut të shkretë më shumë se në futboll. Shikoni fiton që po botojmë, karike në kokën e trajnerit të Besës , Emilionao {ela. Kjo është gjueti e lejuar prej kohësh, e ndaluar është të qëllosh kokat që fabrikojne dhunen..
Sfidanti.al