Probleme për Muriqin, dëmtohet sulmuesi dardan

Probleme për Vedat Muriqin. Sulmuesi dardan pësoi dëmtim në ndeshjen e Mallorcas ndaj Celta Vigos, duke u larguar nga fusha në minutën e 37-të. Sipas asaj që bëhet e ditur, për Muriqin do të mësohet më shumë në ditët në vijim, pas analizave mjekësore. Në këtë sezon, lojtari dardan ka luajtur 23 ndeshje dhe ka realizuar 7 gola, ndërsa ka dhuruar 2 asiste.

sfidanti.al