Bitri protagonist, realizon gol në fund në Hungari

Eneo Bitri ka realizuar në Hungari, për të ndryshuar fatin e sfidës Kecskemi-Gior. Skuadra e Gior po humbiste me rezultatin 1-0 në transfertë, teksa ishte goli i Bitrit që vendosi baraspeshën. Ishte minuta e 96-të, me kohën shtesë të ezauruar, kur Bitri surprizoi duke dërguar topin në rrjetë. Goditja e tij me kokë rezultoi fatale për skuadrën kundërshtare në Hungari, që humbi 3 pikët. Ky ishte goli i pestë në kampionat, për ish-lojtarin e Partizanit që sot u aktivizua në fundin e kohës së rregullt. Dhe pse po kalonte një periudhë mjaft të mirë, Bitri humbi çuditërisht vendin e titullarit te Gior.

sfidanti.al