Eneo Bitri është futbollisti më i ri i Nyiregyhaza Spartacus. Qendërmbrojtësi 29-vjeçar, i cili ishte pa ekip ka vendosur që të vazhdojë një aventurë të re me hungarezët. Pavarësisht interesimit të Tiranës dhe Partizanit, Bitri vendosi që të bashkohej me “kuqeblutë” e elitës së futbollit hungarez. Me këta të fundit, shqiptari ka firmosur kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi
