Le t’i heqim kapelen Besëlidhjes së Lezhës që fitoi plej autin dhe u ngjit në Superligën e basketbollit. Topin në kosh mund ta fusin djemtë dhe vajzat nga çdo qytet, veçse habia e suksesit lezhjan ka të bërë me ekipin që humbi dhe që ishte Partizani. Jo thjesht ngaqë një ekip 33 herë kampion i vendit bie nga kategoria, lavdia më e madhe e basketbollit shqiptar, por për faktin sesi është braktisur kjo legjendë.
Në një vend që ka bërë edhe një ligj (që nuk e pyet askush, duke nisur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj) për të mos lejuar shtetin si pronar klubesha apo si financues pa projekt, në një vend ku mallkohet sistemi i kaluar me stilin e sportit të tij shtetëror, sot nuk gjen “këmbë” privati që të ndihmojë këtë sport. Në Lezhë, në krye të vendit për festimet është kryetari i Bashkisë Ndreu, në Korçë (për vojebollin e vajzave) do të jetë sërish kryetari i Bashkisë, në Tiranë kuptohet po ashtu, ndërsa në Shkodër e Vlorë ku bashkia nuk merret me sportin nuk ka suksese. Ky vend dhe sporti i tij është bërë si filmi i njohur shqiptar, “edhe kështu, edhe ashtu”, tjetër gjë themi në publik, dhe tjetër gjë bëjnë me të vërtetë.
Sfidanti.al