UEFA zgjedh Arsene Wenger për të sfiduar Infantino-n

Brenda datës 18 nëntor UEFA duhet të ketë zyrtarizuar kandidatin e saj për rolin e presidentit të FIFA-s në zgjedhjet e ardhshme. Dhe në këtë moment kandidati kryesor për të sfiduar Gianni Infantino-n, presidentin aktual të FIFA-s, duket se do të jetë francezi Arsene Wenger. Drejtuesit e futbollit europian po punojnë për të bindur ish-trajnerin e Arsenalit që të përballojë duelin me Infantino-n, i cili kohët e fundit është kontestuar shumë nga shumë palë të futbollit botëror.

Nëse Wenger do ta pranojë propozimin për të kandiduar për kreun e FIFA-s, do të ishin zgjedhje vërtet interesante. Infantino ndërkohë po punon për të siguruar mbështetjen e nevojshme të votive që do ta mbanin në pozicionin aktual. Pozitat e tij janë lëkundur ndjeshëm pas Kupës së Botës 2026, ku shumë federata tërhoqën mbështetjen ndaj tij.