Lojtari i Inter Miamit-t blen një “Sunreef Ultima 88” pas ndeshjes së fundit me fanellën e kombëtares, jaht ëndrrash dhe një investim i ri luksi. Pasi i dha fund aventurës së lavdishme me fanellën e Argjentinës, Lionel Messi ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë të çmuar. Sulmuesi 39-vjeçar ka blerë jahtin luksoz të “Sunreef”, modelin “Ultima 88”, që ka një vlerë nga 8 deri në 10 milionë euro.
Mjeti lundrues, 28 metra i gjatë, ka dy motorë prej 1000 kuajsh fuqi secili. Është një jaht tejet komfort, teknologjik dhe elegant. Ka 7 kabina të gjera, vaskë hidromasazhi, një zonë relaksi dhe garazh për motorët e ujit. “Unë dhe familja ime kemi dashur gjithmonë ta kalojmë kohën në det. Këto jahte dallohen për stilin dhe karakteristikat që u përgjigjen në mënyrë perfekte rrethanave të mia. Mezi po pres ta provoj”, – ka thënë Messi.

