Sopoti frenon Pogradecin

Java e gjashtë e Kategorisë së Parë ka ulur sot siparin me katër ndeshje të luajtura njëkohësisht.

Liderët e kompeticionit, Pogradeci, kanë surprizuar duke barazuar në shtëpi me Sopoton në një duel ku u shënuan plot katër gola. Hapi fals i liqenorëve nuk u shfrytëzua nga Bylisi. Bardhekuqtë kanë barazuar pa gola në transfertën në Peshkopi përballë Korabit vendas.

Dy fitoret e vetme të ditës së sotme janë regjistruar në Fushë-Krujë dhe Lezhë ku respektivisht Iliria dhe Besëlidhja kanë mposhtur Burrelin dhe Kastriotin.