Futbollisti gjerman, bastian Shvajnshtajger, fitues I Botërorit në 2014 në Brazil me kombëtaren e tij, do të jetë objekt I një dokumentari që do të transmetohet në Amazon. I realizuar nga kompania gjermane e prodhimit të filmave ‘Barefoot Film’ me regjisor Tol Shvajger, filmi do të tregojë karrierën e shkëlqyer të Shvajnshtajgerit që e arriti kulmin në vitin 2014 kur Gjermania fitoi Kupën e Botës
Bastian Shvajnshtajger ka luajtur me Bajernin e Mynihut, Mancester Junajtid për të mbyllur karrierën e tij si futbollist në MLS me Chicago Fire me të cilën luajti në 85 ndeshje.
Por në filmin dokumentar, nuk do të flitet vetëm për karrierën e Shvajnit, por edhe për jetën private. ‘Me këtë dokumentat, që do të jetë I disponueshëm në mënyrë ekskluzive në Prime Video të Amazon, do të kemi një takim mes kinemasë dhe futbollit-tha Shefi Ekzekutiv I Prime Video në Gjermani, Kristof Shnajder
Sfidanti.al