Si mund të quhet futboll: : fjalor i ndyrë, përgjime, heqje valësh dhe..tritol!

Ka qënë si shprehje “ çfarë doni më për Belulin”, tani ka ndryshuar “çfarë doni më për futbollin”. Këto javë plasi “puseta” dhe me aromën e ngjarjeve të saj mund të bëhej një film i dhunshëm , nga ato me pullën paralajëmruese për të larguar fëmijët nga ekrani. Një film që frikëson edhe të rriturit, por është çorba e tyre dhe nuk kanë ku shkojnë. Fjalor i pisët nga kryetari i Bashkisë , Veliaj , që kërkon të rrëzojë diktaturën 20 vjeçare për të vendosur një tjetër të kamufluar nga vetë ish-ët. , përgjime me stil sigurimsash në mbledhjen e Bashkisë dhe heqje valësh të celularëve në Asamblenë e votës së tredhur nga ana e “hakerave” të FSHF-së. Dhe në fund, a ka lidhje me futbollin apo është jashtë lëvozhgës së tij, një sasi tritoli në derën e shtëpisë së presidentit të FSHF-së..

Dhe, pas kësaj gjithë kësaj çartje famëzezë, ka nga ata që pyesin me habi : pse pati kaq pak tifozë në ndeshjen Derbi midis Dinamos dhe Tiranës? Përgjigjen e dinë të gjithë, nuk do ndonjë shkencë të madhe: futbolli që luhet në fushë është alibia, futbolli që kullon para luhet nëpër salla të ngujuara, aty ku nuk është futur vetëm dora në allçi, por i gjithë njeriu mjeran i futbollit.

“ Do të largoj presdidentin Duka dhe ky është basti jetës sime” – deklaron bujshëm zoti Veliaj, që ndryshe nga i ndjeri Bashkim Fino, që e tradhëtuan në “kohën shtesë” 4 vite më parë, duket sikur ka marrë edhe bekimin e “zotave” në këtë luftë që prej 20 vitesh trukohet me sukses.Dhe si? Politika i bën golat në pjesën e parë, pastaj e përmbys ndeshjen FSHF-ja me anë të “bomberit” të saj, presidentit Duka, që ka vetëm një të “mirë” : beson se futbolli është pronë e tij dhe ai vetë është i pazëvëndësueshëm!

Sfidanti.al