Forcat e rendit janë angazhuar në Firence për të mbrojtur sulmuesin serb të Fiorentinës. Dushan Vlahoviç ka marrë kërcënime të rënda nga disa tifozë të skajshëm për faktin se dëshiron të largohet nga skuadra dhe të shkojë tek Juventusi. Siç ndodh shpesh në botën e ultrasve, siç i ngjau Luis Figos që shkoi nga Barcelona tek Reali, apo Romelu Lukakut për largimin nga Interi tek Çelsi, edhe Vlahoviçi është kërcënuar dhe nuk ndihet i qetë për vete. Patrulla të policisë janë të pranishme rreth e rrotull shtëpisë së sulmuesit 21-vjeçar.
Sfidanti.al