Dy klubet e mëdhenj të Spanjës e kanë të ndaluar që të përmendin apo shkruajnë shprehjen që simbolizon duelet mes tyre. Real Madrid dhe Barcelona nuk mund ta përdorin fjalën “El Klasiko” për arsye marketingu. Është ky vendimi i një gjykate spanjolle, që i ka dhënë fund një beteje të gjatë ligjore. Të dy klubet,
A do të mundet Reali të reagojë pas 3 humbjeve radhazi me Barçën?!
Është radha për një tjetër El Klasiko, këtë herë për gjysmëfinalen e Kupës. Këtë sezon është Barcelona që kryeson ndaj Realit të Madridit, edhe pse e humbi derbin e parë të Spanjës në La Ligë. Pas 1-3, për katalasit erdhën fitoret 3-1 në Superkupën e Spanjës, 1-0 në Kupën e Mbretit në “Bernabeu” dhe 2-1
Gjigandët e Spanjës përballen në Katalonjë, në duel për titullin
Diferenca është e madhe, dhe sot mund të jetë shansi i fundit. E tillë gjendja në La Ligën e Spanjës në prag të duelit të sotëm mes Barcelonës dhe Realit të Madridit në “Kamp Nou”. Në orën 21:00, dy skuadrat do të dalin në fushë dhe një fitore e katalanasve mund t’i jepte fund garës
Barcelona humb një “margaritar” në El Klasiko, jashtë mbetet Pedri!
Këto kohë ka pasur probleme fizike dhe nuk mundi të luante as në Ligën e Europës, ku katalanasit u eliminuan nga Mançester Junajtidi. Pedrit nuk po i përfundojnë hallet këtë sezon dhe mesfushori i shkëlqyer i Barcelonës nuk do të luajë as në El Klasikon ndaj Realit të Madridit në kampionat. Mediat spanjolle raportojnë se
Real-Barça, El Klasiko luhet sonte në “Bernabeu” për Kupën e Mbretit!
Forma është e madhe, ndonëse jo edhe aq në Spanjë. Reali, që cilësohet si “mbreti i Europës”, do të dalë sonte në fushë në El Klasikon e radhës ndaj Barcelonës, me entuziazmin e fitores së jashtëzakonshme në Champions ndaj Liverpulit. Shifrat 5-2 në “Anfild” ishin të tilla që shkaktuan bujë të madhe, ndonëse asgjë nuk
Barça në “Bernabeu” pa Levandovskin, Dembelenë dhe Pedrin!
Një problem i jashtëzakonshëm për trajnerin Ksavi Hernandez në prag të El Klasikos që do të luhet sonte në Madrid për Kupën e Mbretit. Është gjysmëfinalja e parë në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu”, dhe Barcelona nuk do të ketë disa nga lojtarët më të mirë, sidomos ata të vijës së parë. Robert Levandovski është
Reali fiton një tjetër El Klasiko të koshit ndaj Barcelonës
Kishte vlerë vetëm për renditjen e kampionatit spanjoll (Liga Endesa, për arsye sponsorizimi) dhe madrilenët ia dolën në shtëpi, edhe pse u desh koha shtesë. Përfundoi 91-86 një El Klasiko shumë i fortë i basketbollit në Pallatin e Sporteve në Madrid, ku vendasit u udhëhoqën nga argjentinasi Gabriel Dek me 23 pikë e 7 topa
Sakrilegj në Spanjë, Barça e Real përballen në gjysmëfinale të Kupës!
Po flasim për El Klasikon e basketbollit për meshkuj, që është po aq emocionues sa ai i futbollit. Gjithmonë, dy gjigandët e Spanjës janë ndeshur në finale të mëdha, sidomos kur flasim për kampionatin dhe Kupën e Mbretit dhe ata që hidhnin shortin ishin kujdesur që të mos kishte përplasje më përpara. Këtë herë ndodhi
Barcelona fiton “El Klasikon” e koshit në Madrid ndaj Realit
Po flasim për kampionatin spanjoll në basketboll për meshkuj, Ligën Endesa siç njihet për shkak të sponsorit, dhe katalanasit ia dolën duke rregulluar jo pak llogaritë e këtij sezoni. Barcelona e trajnerit Jasikevicius triumfoi në Pallatin e Sportit në Madrid me shifrat 87-78, udhëhequr në periudhën e katërt nga Higins dhe Laprovitola. i pari ishte
Reali pati fat para El Klasikos, bëri pak “pushim” në Champions
Ndeshja ishte e vështirë në stadiumin e Varshavës, por gjithsesi kampionët e Europës i kishin bërë planet e tyre. Trajneri Karlo Ançeloti la në stol disa lojtarë titullarë si Alaba, Karvahal, Militao, Modriç apo Vinisius, për t’i pasur sa më të freskët për “El Klasikon” e fundjavës ndaj Barcelonës. Futbollistët hynë në fushë në pjesën