Barcelona humb një “margaritar” në El Klasiko, jashtë mbetet Pedri!

Këto kohë ka pasur probleme fizike dhe nuk mundi të luante as në Ligën e Europës, ku katalanasit u eliminuan nga Mançester Junajtidi. Pedrit nuk po i përfundojnë hallet këtë sezon dhe mesfushori i shkëlqyer i Barcelonës nuk do të luajë as në El Klasikon ndaj Realit të Madridit në kampionat. Mediat spanjolle raportojnë se 20-vjeçari nuk u ndje mirë në stërvitje këto ditë, ndaj edhe ai nuk mundi të rikuperohej në kohë. Ndeshja e madhe në “Kamp Nou”, Barcelona-Real Madrid luhet të dielën në orën 21:00 me katalanasit që kryesojnë La Ligën me 65 pikë ndaj 56 të madrilenëve.

Sfidanti.al