Kimih: Siti-Bajern, një duel i çmendur dhe i ekuilibruar!

Kapiteni i ardhshëm i bavarezëve nuk ka dyshim se çfarë e pret atë dhe ekipin e tij në sfidën e radhës në Champions. Në Mynih përdorin një fjalë, “slobberknocker” (sloberknoker), që do të thotë “një duel tepër i fortë, i ashpër, dhe fizikisht agresiv”. Xhoshua Kimih e quan kështu sfidën e çerekfinaleve Bajern-Siti. “Mançester Siti është skuadër e madhe, me lojtarë të mëdhenj dhe me një trajner të madh, – thotë ai, – gjithsesi, edhe ne kemi lojtarë të mëdhenj dhe trajner të madh. Po ashtu, kemi treguar se dimë të luajmë si skuadër. Ne kemi besim dhe jam i lumtur që do të takohemi me Pep Guardiolën pas kaq vitesh”.

Sfidanti.al