Aston Martin e Ferrari, kush do ta fitojë vendin e tretë në Arabi?!

Për dy vendet e para, gjithçka është e prenotuar me përjashtim të ndonjë defekti të papritur. Red Bulli do të fitojë në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në pistën e Xhedës, dhe me gjasë është Maks Verstapen i destinuar për suksesin e dytë radhazi në dy gara të sezonit të ri të Formula 1. Pas tij dhe pas Sergio Perezit, pritet garë e fortë për vendin e tretë, për vendin e fundit në podium. Sfidohen Aston Martini i kampionit të madh dhe veteran, Fernando Alonso, dhe dy pilotët e Ferrarit, Sharl Lëklerk dhe Karlos Sainz. Dy makinat janë pranë e pranë, me “kokëkuqen” që ka disa epërsi dhe Alonson disa të tjera. Të shohim sesi do të jetë gara.

Sfidanti.al