Për dy vendet e para, gjithçka është e prenotuar me përjashtim të ndonjë defekti të papritur. Red Bulli do të fitojë në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në pistën e Xhedës, dhe me gjasë është Maks Verstapen i destinuar për suksesin e dytë radhazi në dy gara të sezonit të ri të Formula 1.
Martinez kthehet tek Aston Vila, këtë fundjavë do të jetë sërish përballë Hugo Jorisit!
Një duel i ngjashëm me finalen e Kupës së Botës do të zhvillohet në Premier Ligë. Aston Vila do të ketë që nga dita e sotme në dispozicion portierin e Argjentinës, Emiliano Martinez, pasi ai përfundoi maksimumin e 12 ditëve pushim që iu dhanë nga klubi. Gardiani më i mirë i Botërorit, që ishte vendimtar
Futbollisti dhe futbollistja e Aston Vilës e patën dashurinë vetëm 1 vit!
Ishin “shokë pune” dhe pastaj u bënë “shokë ndjenjash”, pra më shumë sesa shokë, veçse koha në të cilën jetojmë apo edhe profesioni për të cilin po flasim, sikur nuk e kanë “për fis” jetëgjatësinë. Jo jetëgjatësinë njerëzore, por atë të lidhjes dashurore dhe kështu ngjau me dy lojtarët e Aston Vilës në Angli. Ata
Cilit Junajtid t’i besojmë, atë që mund Liverpulin 4-0 apo atë që barazon me Aston Vilën?!
“Djajtë e kuq” ishin dukur deri tani të pandalshëm, me 3 fitore në fazë përgatitore, dhe sidomos me suksesin e thellë 4-0 ndaj Liverpulit. Nuk është gjë e vogël të mposhtësh nënkampionët qoftë edhe në verë, veçse barazimi 2-2 me Aston Vilën ngriti disa pikëpyetje. Mançester Junajtidi kryesoi 2-0 ndaj të besuarve të trajnerit Stiven
Liverpuli bëri detyrën dhe mbetet me shpresë për titullin në Angli
Nuk ishte një fitore e bukur, dhe është e vështirë të jenë të tilla fitoret e fundit. Liverpuli është tepër i lodhur, me më pak forca sesa Mançester Siti, rivalin me të cilin po lufton për titullin. Gjithsesi, suksesi ishte i rëndësishëm 2-1 në fushën e Aston Vilës madje me përmbysje. Duhej të shënoheshin shumë
“Plasën shishet edhe në Angli”, lojtarët e Aston Vilës goditen në “Gudison Park”
Ku shkoi Europa Perëndimore e rregullit, kulturës dhe standardit të jetës që ia kishin zili që të gjithë, me përjashtim ndoshta të vendeve të tjera anglosaksone apo atyre nordike? Kur dëgjon se “plasën goditjet me shishe” edhe në Angli, madje në Premier Ligë, pas problemeve të mëdha në Francë, apo në mënyrë episodike edhe në
Stiven Xherrard do të mungojë në dy ndeshje të Aston Vilës
Skuadra nga Birmingami nuk do ta ketë trajnerin e saj tepër ndikues për shkak të Omikronit. Edhe Stiven Xherrard ka dalë pozitiv për koronavirus dhe klubi i Aston Vilës ka lajmëruar zyrtarisht se ai do të izolohet. Xherrardi do të mungojë në dy ndeshjet e radhës, ato ndaj Çelsit dhe Lids Junajtidit, të cilat do
Xherrardi kthehet në Premier Ligë tek Aston Vila, ëndrra mbetet Liverpuli!
Një emër i madh kthehet në Premier Ligë. Stiven Xherrard është caktuar trajneri i ri i Aston Vilës, duke u larguar kështu nga Gllazgou Rejnxhërsi në Skoci. Klubi anglez vendosi t’i paguante skocezëve 2.5 milionë paundë stërlina për ta lënë të lirë Xherrardin, i cili mbyll një cikël në Gllazgou duke fituar titullin kampion. Xherrardi
Stiven Xherrard, trajner i “viktimës së preferuar”, Aston Vilës!
Po flasim për një nga skuadrat më të vjetra të botës dhe nga më të lavdishmet e Anglisë, edhe pse vitet e famshme kanë mbetur pas. Aston Vila është themeluar në 1874, pra gati 150 vjet më parë, që nga 1897-ta luan në stadiumin legjendar “Vila Park”, një nga stadiumet më tipikë anglezë edhe për
E kishin nxjerrë “mbas listës”, kurse Xhek Stir u bë hero!
Portieri Xhek Stir ishte heroi i Aston Vilës në ndeshjen gjysmëfinale të fazës play off të Championship-it kundër WBA-së, pasi ai bëri pritje spektakolare gjatë ruletës së penalltive, duke e kualifikuar ekipin e tij në finalen e madhe të “Uemblit”, nga ku do të dalë ekipi që do të ngjitet në Premier Ligën angleze. Stiri,