Një duel i ngjashëm me finalen e Kupës së Botës do të zhvillohet në Premier Ligë. Aston Vila do të ketë që nga dita e sotme në dispozicion portierin e Argjentinës, Emiliano Martinez, pasi ai përfundoi maksimumin e 12 ditëve pushim që iu dhanë nga klubi. Gardiani më i mirë i Botërorit, që ishte vendimtar në fitoren e trofeut të artë, do të ketë këtë fundjavë një duel me rivalin e tij të finales, Hugo Jorisin e Francës. Kjo, sepse Aston Vila do të luajë në fushën e Totenhemit.
Sfidanti.al