Mbape shpëton PSG-në, është shënuesi më i mirë i Ligës, Championsit dhe Botërorit!

Ishte një gol “i vogël”, thjesht me një penallti. Kjo duket shumë pak për një gjigand si Kilian Mbape, por gjithsesi rrjeta është rrjetë. Në një mbrëmje kur Nejmari i prishi punë vetes dhe Paris SG, dhe kur Lionel Mesi ishte ende me pushime në Argjentinë, u desh nënkampioni i botës për të siguruar fitoren ndaj Strasburgut. Në minutën e 6-të shtesë, pra fare në fund, sulmuesi 23-vjeçar ekzekutoi saktë 11-metërshin për suksesin 2-1. PSG po luante me 10 lojtarë dhe ishte në vështirësi, ndërsa Mbapeja është shënuesi më i mirë i Ligës franceze këtë sezon me 20 gola, po ashtu shënuesi më i mirë i Championsit deri tani si dhe më i miri i Botërorit me 8 rrjeta.

Sfidanti.al