Liverpuli bëri detyrën dhe mbetet me shpresë për titullin në Angli

Nuk ishte një fitore e bukur, dhe është e vështirë të jenë të tilla fitoret e fundit. Liverpuli është tepër i lodhur, me më pak forca sesa Mançester Siti, rivalin me të cilin po lufton për titullin. Gjithsesi, suksesi ishte i rëndësishëm 2-1 në fushën e Aston Vilës madje me përmbysje. Duhej të shënoheshin shumë gola për të përmirësuar golaverazhin, por gjithsesi në fund kishte rëndësi fitorja. Aston Vila e ish-kapitenit liverpulas, Stiven Xherrard, kaloi shpejt në epërsi në 3’, por të kuqtë reaguan. Qendërmbrojtësi Zhoel Matip barazoi rezultatin në 6’, dhe Sadio Mane i dha fitoren të kuqve në 65’. Ekipi i Klopit pati epërsi me 62 për qind mbajtje topi dhe 17 gjuajtje ndaj 9 të vendasve, por ishte e vështirë përballë një mbrojtjeje të fortë. Kjo fitore do të thotë se Liverpuli u barazua me pikë me Sitin me nga 86, ndonëse golaverazhin më të mirë e ka për momentin skuadra e Guardiolës, me +3 më mirë sesa ekipi i Klopit, ndërsa Siti ka edhe 3 ndeshje për të luajtur, kurse Liverpuli vetëm 2.

Liverpuli: Alison, Aleksandër-Arnold, Matip, Van Dajk, Cimikas, Keita, Fabinjo (Henderson 30’), Xhons (Tiago Alkantara 62’), Diaz (Salah 72’), Mane, Zhota.

Sfidanti.al