Erling Halandi, sërish Siti fiton Championsin e … transferimeve!

Ishte një sekret i hapur, siç thonë në Europë, apo një e fshehtë që dihej nga thuajse të gjithë. Erling Halandi tek Mançester Siti nuk është ndonjë lajm i bujshëm siç do të ishte në kushte të tjera, ndërsa klubi anglez përfundoi detyrën me sukses. Financat e jashtëzakonshmë të sheikëve dhe fama e Pep Guardiolës si trajneri që pëlqen spektaklin dhe “tiki takën” bënë të vetën, ndaj dëshirës së Bajernit apo Barcelonës. Siti, i eliminuar sërish në Champions, këtë herë nga Reali i Madridit, e fitoi “trofeun” e madhe të sezonit, por si gjithmonë e fitoi jashtë fushe. Transferimi i Halandit ishte Championsi i Sitit të Guardiolës, ndërsa sa për Premier Ligën e kemi thënë se me një ekip që vlen mbi 1 miliardë paundë stërlina është turp që të mos e fitosh.

Sfidanti.al