Verstapeni beson se titullin botëror në Formula 1 do të vendosin gomat!

Ato ia dhanë fitoren në Çmimin e Madh të Monakos duke e kthyer edhe më shumë në garë për kampionatin. Maks Verstapen padyshim që ka më shumë shpresë pas suksesit amerikan, edhe pse e di se Ferrari mbetet i fortë. “Me të vërtetë mendoj që kishim ritëm të mirë me gomat e mesme, – tha Verstapeni më pas, – kjo ishte pjesa më e rëndësishme e garës, kur unë u shkëputa sepse me gomat e forta makinat tona ishin të barabarta. Nuk isha i lumtur që makina e sigurisë hyri në pistë në fund, por janë gjëra që ndodhin dhe unë nuk kam se çfarë të bëj”.

Për kryesuesin e Botërorit, Lëklerk, diferencën e bënë gomat. “Mendoj se makina jonë është mjaft e mirë, – tha piloti i Ferrarit, – kështu ishte në fillim dhe në xhirot e fundit, por Red Bulli i ruajti gomat më mirë. Edhe ata janë shumë të shpejtë”. Gara e radhës është në Barcelonë në 22 maj, ndërsa Lëklerku kryeson me 104 pikë ndaj 85 të holandezit.

Sfidanti.al