Dibala shënon më shumë se të gjithë, por ndaj Interit ndoshta nuk luan

Nga të gjithë sulmuesit që ka Juventusi, argjentinasi është ai që po realizon më rregullisht dhe është shpresa për të ndryshur rezultatin. Gjithsesi, skemat e trajnerit Alegri janë të tilla, dhe ngarkesa e sezonit aq e madhe, saqë Paulo Dibala mundet të mos luajë këtë të mërkurë në finalen e Kupës së Italisë ndaj Interit. Siç raporton “La Gazeta delo Sport”, Alegri është në dyshim nëse duhet të luajë me Moratën apo me Dibalën. Juventusi ka edhe probleme të tjera, përveç përbërjes së repartit të sulmit dhe faktit që Vlahoviç nuk po gjen dot golin. Lojtarë si Mekkeni dhe Lokateli janë të dëmtuar dhe maksimumi mund të ulen në stol, por nuk jepen si protagonistë të mundshëm. Për fat, Danilo kthehet në ekip dhe pritet të jetë titullar. Detyra e Juves dhe e Alegrit është e rëndësishme sepse nëse nuk fitojnë kupën, do të thotë se për herë të parë pas 10 vjetësh “zebrat” nuk do të kenë asnjë trofe në sezon.

Sfidanti.al