Stiven Xherrard do të mungojë në dy ndeshje të Aston Vilës

Skuadra nga Birmingami nuk do ta ketë trajnerin e saj tepër ndikues për shkak të Omikronit. Edhe Stiven Xherrard ka dalë pozitiv për koronavirus dhe klubi i Aston Vilës ka lajmëruar zyrtarisht se ai do të izolohet. Xherrardi do të mungojë në dy ndeshjet e radhës, ato ndaj Çelsit dhe Lids Junajtidit, të cilat do t’i ndjekë nga shtëpia. Një goditje e fortë për Vilën sidomos përpara një ndeshje kaq të fortë si kjo e sotmja ndaj kampionëve të Europës. Ish-kapiteni i Liverpulit e ka nisur mirë detyrën në Birmingam dhe Aston Vila ka nisur ngjitjen në renditjen e Premier Ligës.

Sfidanti.al