Mediat italiane e kujtojnë me të drejtë këtë periudhë, që nisi në 21 nëntor në ndeshjen direkte ndaj Napolit në “San Siro” dhe që u mbyll pak ditë më parë. Ka qenë një muaj triumfal për Interin, i cili ishte virtualisht -10 pikë nga kreu, ndërsa e mbylli vitin me 4 pikë epërsi ndaj Milanit e Napolit. Atë 21 nëntor, Zielinski shënoi për napolitanët që ishin momentalisht 10 pikë mbi zikaltërit, por pastaj Perishiç e Lautaro Martinez përmbysën rezultatin duke siguruar fitoren 2-1. Pas asaj ndeshjeje erdhën vetëm fitore, ndërsa rivalët e ulën ritmin, aq sa tani skuadra e Simone Inzagit ka 46 pikë ndaj 42 të Milanit e 39 të Napolit. Lombardët kanë shënuar më shumë se të gjithë dhe kanë pësuar më pak se të gjithë me përjashtim të Napolit (15 ndaj 14).
Sfidanti.al