Futbollisti dhe futbollistja e Aston Vilës e patën dashurinë vetëm 1 vit!

Ishin “shokë pune” dhe pastaj u bënë “shokë ndjenjash”, pra më shumë sesa shokë, veçse koha në të cilën jetojmë apo edhe profesioni për të cilin po flasim, sikur nuk e kanë “për fis” jetëgjatësinë. Jo jetëgjatësinë njerëzore, por atë të lidhjes dashurore dhe kështu ngjau me dy lojtarët e Aston Vilës në Angli. Ata janë Dagllas Luiza, lojtar i ekipit të djemve të birmingamasve, dhe Alisha Lehman, lojtare e skuadrës së vajzave. Ata u lidhën me njëri-tjetrin një vit më parë, ndërsa tani lajmërojnë se janë ndarë. Shkak për këtë pasta qenë kalendari i fotove të botuara nga Alisha.

Sfidanti.al