Dhjetë shprehje gjermane që do të dëgjohen në Kupën e Botës

Janë fjalë tipike të vendit të madh, por sidomos të Bavarisë, ndaj edhe janë mediat në Mynih që bëjnë shaka me to. Sipas këtyre mediave, do të jenë 10 shprehje tipike gjermane që do të përdoren nga gazetarët, komentatorët, tifozët, lojtarët apo trajnerët (kuptohet nga Gjermania) në Kupën e Botës në Katar. Njëra prej tyre është “bananenflanke”, që do të thotë harkim me efekt që ngjan si banane. Tjetra është Firerkete (Viererkette), që do të thotë katërshja e mbrojtjes. Më pas “zehspunktshpil” (sechspunktspiel), që do të thotë fitore që vlen 6 pikë. Vazhdojmë me “flicer” (flitzer) dhe që janë tifozët që pushtojnë fushën duke vrapuar gjatë ndeshjes.

Më pas është “abshtojber” (abstauber), epiteti për sulmuesin oportunist që shënon gola të lehtë. “Placfervajs” (platzverëeis) është kur arbitri të nxjerr me të kuqe dhe në Bavari bëjnë shaka se në atë moment nuk duhet të bësh shenja me gishta në hundë, ndryshe pezullohesh 3 ndeshje si Levandovski. “Knipser” është një lojtar që ka nuhatje dhe afinitet të madh për golat. “Shipferlagerung” (Spielverlagerung) është ai pasim që e kthen lojën nga një cep në cepin tjetër të fushës. Së fundi, “anticipationensbegabung” (anticipasionnenbegabung), që është aftësia e një lojtari për të parashikuar atë që do të ndodhë më pas në lojë. Një kërkesë faljeje për këto fjalë të vështira gjermane, por mendojmë se dhe mund të qeshni.

Sfidanti.al