Një derbi shqiptar në elitën e futbollit ukrainas. Baton Zabërgja dhe Tedi Cara, dy futbollistë që kanë spikatur në kampionatin shqiptar respektivisht me fanellën e Dinamos dhe Partizanit, kanë qenë kundërshtarë ditën e djeshme në premier ligën ukrainase në ndeshjen Metalist 1925- Oleksandriya.
Fati i ndeshjes u vendos nga një gol i shënuar nga Baton Zabërgja nga pika e bardhë e penalltisë në minutat e fundit të takimit. Metalist fitoi 1-0 ndeshjen, ndërsa Baton Zabërgja fitoi derbin shqiptar me Tedi Carën.
sfidanti.al

