Haleluja e futbollit: në cilin Komitet është bërë oponencë?

Në Komitet për oponencë! Të futesh në Komitet dhe të bësh oponencë, kjo duket si një ëndërr që ke frikë ta çosh deri në fund. Anëtari më i ri i Komitetit Ekzekutiv të Futbollit, ish-futbollisti i Kombëtares, Geri Cipi, ka vënë “bast” publikisht, me anë të gazetës, se “nuk do t’a çojë dorën lart”,  kur të jenë mbledhjet e Komitetit. Me pak fjalë, Geri beson se do të thyejë tabunë e “dorës në allçi”, një ritual i moçëm , i cili është po aq i vjetër sa ka në fron presidenti Duka. Të “përndriturit e futbollit” , pra anëtarët e Komitetit, për dijeni të Çipit, kanë shumë vite që edhe gjumin e natës e bëjnë me ..dorën lart.

Thonë se këtë herë do të jetë ndryshe sepse Komiteti është freskuar me “gjak luani” dhe jo me gjak të që bëhet ujë në emër të futbollit . Një nga prurjet më befasuese, për të cilin besohej dhe vihej bast se mund të hynte mirë e bukur në ndonjë Komitet  të Politikës, ka qënë edhe gazetari i  njohur, Blendi Fevziu. Edhe ai do të provojë historinë e dorës lart, sepse kjo varësi kolektive  është marrë borxh nga politika. Po pse e futi emrin në këtë Komitet?! Dikush thote se do te mbushë stadiumet ngaqë ka aq shumë ndjekës sa dalin dhe teprojnë për stadiumet tona..

Vetë Fevziu,  thotë  se e paskan lutur aq shumë sa ..ishte gati t’i linte “Komitetet e tjerë”. Por nuk thuhet batuta që shënoi kthesen e madde: . “O Fevzo, je gjithmonë i pranishëm në çarterat e Kombëtares prej vitesh, je futur futur ne zemër të avionit , tani do të futesh edhe në zemër të futbollit..në Komitet !

Sfidanti.al