Stiven Xherrard, trajner i “viktimës së preferuar”, Aston Vilës!

Po flasim për një nga skuadrat më të vjetra të botës dhe nga më të lavdishmet e Anglisë, edhe pse vitet e famshme kanë mbetur pas. Aston Vila është themeluar në 1874, pra gati 150 vjet më parë, që nga 1897-ta luan në stadiumin legjendar “Vila Park”, një nga stadiumet më tipikë anglezë edhe për Anglinë. Në stolin e kësaj skuadre pritet të ulet një nga ish-kapitenët e mëdhenj të Liverpulit, Stiven Xherrard, i cili do të lerë “frenat” në “Ajbroks” ku fitoi titullin skocez me Gllazgou Rejnxhërsin.  Si lojtar, Xherrardi shënoi ndaj Aston Vilës më shumë gola se ndaj çdo kundërshtari tjetër, 13 në 27 ndeshje, por edhe “vilansët” u hakmorrën duke e mundur në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë në 2015, pikërisht në ditëlindjen e tij, në ndeshjen e lamtumirës, e cila nuk kishte sesi të ishte më e hidhur. Gjithsesi, këto janë gjëra të kaluara dhe tifozët e Aston Vilës shpresojnë që ish-kapiteni liverpulas ta kthejë për mbarë fatin e ekipit të tyre.

Sfidanti.al