Kumbulla dhe Muriqi janë dy nga “dhuratat” e janarit!

Dy shqiptarë, edhe pse për dy ekipe përfaqësuese të ndryshme. Marash Kumbulla dhe Vedat Muriqi janë futbollistët që mund të ndryshojnë skuadër në janar. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u mor për gati 30 milionë euro nga Verona, por tek Roma e Murinjos nuk po gjen dot veten. Udineze dhe Torino janë ekipet që e duan, ndonëse Roma do të donte që ta transferonte kundrejt një shume të rëndësishme financiare për të marrë dy përforcime që kërkon Murinjos. Muriqi, sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës, është në situatë shumë më të thjeshtë, me Lacion që e mbajti në verë pasi shpenzoi 20 milionë euro për të, dhe nuk e lejoi të shkonte në Turqi. Gjithsesi, sulmuesi nuk mund të jetë “zëvendësi i Imobiles” dhe trajneri Sarri është i bindur për ta lëshuar në janar.

Sfidanti.al