Anglia pa dy të tretat e titullarëve në mesfushë ndaj Shqipërisë

Deklan Rajs i Uest Hemit dhe Mejzën Maunt i Çelsit nuk do të luajnë në “Uembli” këtë të premte. Mesfushori i “çekiçëve” është i sëmurë, ndërsa ai i bluve të Londrës po merr veten nga operacioni tek dhëmbët. Trajneri Sauthgejt do të duhet të hedhë në fushë lojtarë të tjerë dhe e sigurt është që do të luajë kapiteni i Liverpulit, Xhordan Henderson. Pritet që titullar të jetë Kalvin Filips, ndërsa për një vend tjetër do të bëjnë duel Xhud Belinghami i Dortmundit dhe Fil Fodeni i Mançester Sitit. Gjithsesi, “luanët” kanë shumë alternativa dhe një potencial të madh. Shqetësimi tjetër ka të bëjë me mesfushorin tjetër të Mançester Sitit, Xhek Grilish, i cili gjithashtu thotë se është i sëmurë.

Sfidanti.al