Reali luan Championsin dhe La Ligën në 3 javë prej “ferri”

Kur kombëtaret t’i kenë mbyllur ndeshjet e tyre, nis aktiviteti i skuadrave të klubeve dhe Reali i Madridit është nga ekipet me ngarkesën më të madhe në këtë fund viti. Pritet që ndeshja mes Realit dhe Atletikut të Bilbaos të luhet në 1 dhjetor (ndonëse nuk është zyrtare), duke e ngarkuar edhe më shumë kalendarin. Në 21 ditë, madrilenët do të kenë 7 ndeshje: Granada (jashtë), Sherifi (jashtë), Sevilja (brenda), Atletik (brenda), Sociedad (jashtë), Inter (brenda) dhe Atletiko (brenda). Në Spanjë thonë se ndeshja në fushën e Sherifit të Tiraspolit në Champions është vendimtare sepse nëse humbet, atëherë rrezikon të eleminohet dhe do të duhet të shtrydhet ndaj Interit.

Sfidanti.al