Një skuadër me shumë më pak përvojë sesa ajo që la në 2009. Një shqetësim aspak i vogël për superyllin portugez që shkoi tek Reali ndërsa pati në ekip Uejn Runin apo Karlos Tevezin, ndërsa sot Mançester Junajtidi ka mjaft më të rinj si Grinvud e Rashford, ndonëse nuk mungojnë lojtarë me më shumë përvojë si Kavani, Grinvud, Bruno Fernandes apo Pol Pogba. Sipas mediave angleze, shqetësimi i Kristiano Ronaldos ka të bëjë edhe me stafin e trajnerëve që kishte nivel të lartë dhe eksperiencë në kohën e Sër Aleks Fergusonit, jo si sot. Së fundmi, besohet se standardet kanë rënë poshtë edhe në infrastrukturë siç janë stadiumi “Old Traford” apo kompleksi stërvitor.
Sfidanti.al