Xhixho Donaruma u largua, Zllatan Ibrahimoviç është nga ata që vendosin vetë për veten e tyre, ndërsa tani Alesio Romanjoli është i detyruar që të bisedojë vetë për kontratën e tij të re. Milani duket se ia ka gjetur “anën” superagjentit Mino Raiola, i cili “torturoi” Mançester Junajtidin e klube të tjera me stilin e tij të punë, që e lejoi të fitonte dhjetëra milionë euro në sezon. Drejtori sportiv, Paolo Maldini, është ai që ka meritën për këtë fitore në “garën e forcës” me Raiolën, duke deklaruar se Milani është klub aq i madh saqë t’ia dalë edhe pa agjentin dhe pa lojtarët e tij. Pas Maldinit është drejtuesi i lartë, Eliot, i cili kërkon shpenzime jo skandaloze në blerje, jo shpenzime të mëdha për komisionet e agjentëve dhe rroga të përballueshme. Me drejtues të tillë dhe me një trajner si Pioli, ekipi nuk i ka ndjerë “firot” dhe problemet duke kryesuar Serinë A. Maldini po bisedon vetë me kapitenin, ndërsa ka besim se deri në fund të sezonit do të ketë rinovime me Benaserin, Teo Hernandezin dhe Leaon.
Sfidanti.al