Ylli i Bruklinit po përpiqet të ndryshojë fatin e Miluokit këtë sezon në NBA, ndërsa disa nga lojtarët ende mungojnë. Kris Midëlton e Bruk Lopez janë dy nga më të mirët që mbeten të dëmtuar, ndaj edhe Janis Adetokumbo është i detyruar të bëjë detyra shtesë për të mbajtur “varkën mbi ujë”. Ai shënoi 31 pikë dhe kapi 16 topa në tabela, plus shërbeu edhe 4 asistë e bllokoi dy gjuajtje, në fitoren që Miluoki arriti në fushën e Filadelfias me shifrat 118-109. Baksat nuk e nisën shumë mirë ndeshjen, por e përfunduan me forcë, falë edhe 19 pikëve të Bobi Portisit dhe 25 pikëve të Grejson Alenit. Xhru Holidei nuk mundi të ndikonte shumë edhe pse luajti gati 32 minuta duke shënuar vetëm 9 pikë. Miluoki ka 5 fitore e 6 humbje dhe mbetet në vendin e 9-të në Konferencën Lindore, edhe pse jo shumë larg nga ekipet e para.
Sfidanti.al