Natyrisht nuk janë që të gjithë lojtarët “bullafiqë”, por gjithsesi trajneri i Totenhemit ka kërkesa të forta. Antonio Konte ka vendosur menjëherë disa rregulla për futbollistët e tij duke u kërkuar dietë ushqimore. Sipas mediave angleze, lojtarët nuk duhet të përdorin keçap dhe as majonezë dhe disa prej tyre duhet të bien nga pesha. Këto përfundime, italiani i ka nxjerrë vetëm pas një jave punë në Londër, duke qenë në stol në vetëm dy ndeshje. Kaq i angazhuar është Konte në punën me skuadrën, saqë mbërriti me 1 orë vonesë në konferencën për shtyp, duke u kërkuar falje gazetarëve, e duke u thënë se ka kaq shumë punë saqë nuk del koha për ta kryer.
Sfidanti.al