Morata ka 2 muaj pa gol: Ndonjëherë, nuk më vjen të ngrihem nga shtrati!

Ka pasur shumë kritika për të, shumë vërshëllima, dhe sulmuesi spanjoll po e ndjen thellë. Alvaro Morata është i tillë, një lojtar shumë i mirë që ka provuar disa skuadra të shquara si Realin, Atletikon, Çelsin dhe Juventusin, por që hera-herës “i ikin dritat”. Aktualisht, ai ka 2 muaj pa gol në Serinë A dhe kjo ka ndikuar shumë tek besimi i tij në vetvete, por edhe tek loja e rezultatet e Juves. “I pranoj vërshëllimat, por jo urrejtjen, – thotë ai për “El Paisin” në Spanjë, – le të më ofendojnë kur jam në fushë, por jo kur dalë në qytet me familjen. Ndoshta duhet të kem një mentalitet më të fortë për të qenë lojtar më i mirë, por e kam forcën për t’i kaluar vështirësitë. Kam qenë 1 muaj jashtë fushe dhe nga nxitimi për t’u kthyer nuk jam ndjerë as mirë me shëndet. Ndonjëherë nuk ngrihesha dot nga shtrati”.

Sfidanti.al