Çmenduri në Francë, futbollistja paguan për të dëmtuar shoqen e ekipit!

Që mund të arrihej deri këtu, nuk ishte menduar. Gjithsesi, ndodhi në skuadrën e Paris SG tek femrat, ku njëra nga futbollistet pagoi disa rrugaçë që të godisnin shoqen e saj të ekipit, me qëllim që t’i zinte vendin. Mesfushorja Heira Hamraui (e treta djathtas, bionde) u godit nga njerëz të maskuar në 4 nëntor dhe u desh që të mjekohej edhe me disa qepje për shkak të plagëve. Ajo nuk luajti në ndeshjen që PSG e femrave pati në Champions kundër Realit të Madridit, që e fitoi 4-0. Policia franceze arrestoi lojtaren tjetër të PSG-së, Aminada Diallo (e para majtas), dhe 26-vjeçarja akuzohet si porositësja e dy agresorëve për të dëmtuar shoqen 31-vjeçare e për t’i zënë vendin në ekip.

Sfidanti.al