Portieri Xhek Stir ishte heroi i Aston Vilës në ndeshjen gjysmëfinale të fazës play off të Championship-it kundër WBA-së, pasi ai bëri pritje spektakolare gjatë ruletës së penalltive, duke e kualifikuar ekipin e tij në finalen e madhe të “Uemblit”, nga ku do të dalë ekipi që do të ngjitet në Premier Ligën angleze.
Stiri, në fakt, në fillim të sezonit, iu dha hua Çarltonit, por klubi i Aston Vilës vendosi që ta kthejë atë në radhët e veta mbas dëmtimit të portierit të parë, Orhan Nilsen.
“Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë dhe si mund të krijohen shanset në jetë. Orhani është një portier shumë i mirë, por u dëmtua dhe mbas një bisede telefonike Stiri pranoi që të kthehej në klub dhe çfarë ndodhi më pas? Priti dy penallti, e jashtëzakoshme”, tha trajneri i Aston Vilës, Din Smith.
Në finalen e madhe në “Uembli” Aston Vila do të ndeshet me Derbi Kauntin e Frank Lampardit që eliminoi në gjysmëfinale Lids Junajtidin.
Sfidanti.al