Ku shkoi Europa Perëndimore e rregullit, kulturës dhe standardit të jetës që ia kishin zili që të gjithë, me përjashtim ndoshta të vendeve të tjera anglosaksone apo atyre nordike? Kur dëgjon se “plasën goditjet me shishe” edhe në Angli, madje në Premier Ligë, pas problemeve të mëdha në Francë, apo në mënyrë episodike edhe në Spanjë, natyrshëm që duhet të mendohesh fort. Dy lojtarë të Aston Vilës u goditën me bidona plastikë uji në stadiumin e famshëm “Gudison Park”, aty ku ekipi i tyre fitoi 1-0 ndaj Evertonit. Mati Kesh dhe Lukas Dinje, u bënë “përshesh” me shishe nga tifozët vendas, sidomos i dyti. Kjo ndodhi pasi lojtarët e trajnerit Stiven Xherrard festuan golin e shënuar nga Emiliano Buendia në minutën e 3-të shtesë të pjesës së parë. Me këtë humbje, Evertoni zbret rrezikshëm më pranë zonës së “ftohtë” duke pasur 19 pikë.
Sfidanti.al