Si reagon Mesi kur kritikohet? Ndodh që të quan “gomar”!

Kjo i ka ndodhur ish-kapitenit të Liverpulit, Xhemi Karrager, i cili sot është në rolin e opinionistit televiziv në mediat britanike. Analisti i “Skaj Sportsit” (Sky Sports) tregoi në transmetim televiziv direkt, se mori një mesazh në Instagram nga Lionel Mesi pasi ai deklaroi se transferimi i argjentinasit nuk ishte diçka kaq e madhe për Paris SG. “Unë nuk do t’u tregoj mesazhet private, – tha Karrageri, – por, në analizë të fundit, ai më quajti gomar”. Më pas, Karrageri bëri shaka duke thënë se “Ai (Mesi) e sheh emisionin tim të hënën në darkë, dhe shpresoj se sheh edhe atë të së premtes”.

Sfidanti.al