Dakord që futbolli luhet për tifozët dhe këtë e dimë mirë, madje kjo vlen edhe kur ata janë të dhunshmë (siç ndodh shpesh). Gjithsesi, nuk ndodh që një president apo një trajner të thotë se ndihet krenar për ata tifozë që shkatërrojnë çfarë u del përpara. Kështu bën gjithsesi numri 1 i Napolit, Aurelio De Laurentis, pas ndeshjes së Championsit ndaj Frankfurtit. “Jam krenar për tifozët tanë, – tha ai, – ata thirën “Napoli jemi ne” dhe u përplasën me ultrasit gjermanë. Unë ftoj kryeministren Meloni të bëjë atë që bëri Theçeri”. Tifozët e të dyja skuadrave bënë shkatërrime në qytet, duke djegur shitore e makina.
Sfidanti.al